sitehackim - [H4CK] Lufta Kibernetike Live
   
 
  Si te instalojm AUTOMATIX Autoinstaller NE Linux
  Si Te Perdorim Kaspersky AntiVirusin Pa Lisenc!
  Ndrroni te dhenat e PC
  Si Ta Bejme Defragment Diskun Permes BATCH Fileve
  Si Te hapim RADIO Online
  Si Ta Bejm Nje Index Qe Ta Viedh IP [H4CK]
  Si te kontaktoni me dike permes CMD
  Si Te Zhbllokojm Command Promptin Neper Shkolla !
  Si Ta Shpejtojm Startin e PC-s
  Si ti konvertojm fajllat nga .bat ne .exe
  komanda (advanced) per CMD
  Perdore GMail si HardDisk Online
  Njohuri themelore per E-Mail .
  Ndiqe Laptopin ose Telefonin tuaj përmes Prey
  Fitoni para permes Telefonit
  Antivirusët më të mirë për PC
  Virusët Kompjuterik
  Shpejto kompjuterin tuaj [Windows]
  Wirelesët dhe llojet e tyre [Rrjeta]
  [H4CK] Lufta Kibernetike Live
  Konverto USB prej 1GB ne 2GB
  Dorks per Sqli
  Ruani drajverat para Formatizimit [Windows]
  [H4CK] Si te hackojm Web permes SQLMAP (VIDEO)
  [H4CK] Krijo Virus Fallc
  Krijo Nje Rrjet Wi-fi (Pa Router)
  [H4CK] si te hackoni PHP Fusion
  [H4CK] Premium Cookies, Çfare jane dhe si ti perdorim
  [H4CK] Si t'ia fikim dikujt PC Pergjithmon
  Si te Ndalojm Hapjen e Faqeve te caktuara ne Pc
  Si te mbrojme Wireless nga Hackerat
  [Symlink Perl Code] Shqip*
  Cfare eshte Internet Censorship Si ta anashkaloni!
  Fsheh virusin ne formatin e piktures.
  [H4CK] Bëje Mozilla Firefox që ti ruaj gjithmonë fjalëkalimet
  Hackoni Wi-fi permes BackTrack
  [HTML] Kode per faqe
  [H4CK] instalimi i Sqlmap ne Windows
  Bëni Disable kyqjen ne SSH [UBUNTU]
  [H4CK] Trajnim per hackera Online
  Trick'a e Msime
  Si te Krijojm password me siguri te larte
  Gjej Driverat Në Menyre Manuale
  [XP] Menaxhimi i Sistemit Operativ
  Si te beni setup e nje ip statike
  Si te krijojm fjalëkalim (Password) të Sigurt [SIGURI]
                                                          [H4CK] Lufta Kibernetike Live

Disa shënime rreth grafikëve të paraqitur në këtë artikull. Pjesa më e madhe e të dhënave të paraqitura në këto harta të sulmeve në internet janë të dhëna që kompanitë e ndryshme të sigurisë kompjuterike mbledhin dhe paraqesin ato në kohë reale. Në këto harta shfaqen burimet, metodat dhe sasitë e këtyre sulmeve. Mirëpo duhet pasur parasysh se disa nga kompanitë që shfaqen si burim i këtyre sulmeve në drejtim të dikujt tjetër, zakonisht janë sisteme të komprometuara brenda kompanisë që përdoren për të transmetuar sulme ndaj dikujt tjetër.
Harta e sulmeve kibernetike nga ‘FireEye’ është njëra nga shërbimet më të njohura për gjurmimin e sulmeve në internet në kohë reale. Edhe pse nuk paraqiten shumë të dhëna në këtë hartë, ja vlen ta shikoni dhe nëse jeni person nga fusha e sigurisë kibernetike pse jo edhe ta përdorni.



Harta e sulmeve kibernetike nga ‘FireEye’


Shërbimi im i preferuar dhe ndoshta mënyra më e mirë dhe më e lehtë për gjurmimin e sulmeve kibernetike ofrohet nga ‘Norse Corp’. Harta e tyre –IPViking– paraqet në kohë reale të dhënat individuale për secilin sulm duke cekur emrin e kompanisë së sulmuar, ip adresën, qytetin, si dhe metodën e sulmit. Gjithashtu në këtë hartë paraqiten top shtetet nga të cilat burojnë këto sulme apo top shtetet të cilat janë cak i këtyre sulmeve.



Harta e sulmeve kibernetike “IPViking’ nga ‘Norse Corp.’


Një tjetër shërbim që ofron të dhëna individuale në kohë reale për secilin sulm është edhe harta e sulmeve kibernetike nga ‘Arbor Networks’. ‘Arbor’ thotë se shërbimi i tyre mundësohet nga më tepër se 270 kompani që ofrojnë shërbime të internetit nga mbarë bota, të cilat në mënyrë vullnetare janë pajtuar të ndajnë të dhëna mbi trafikun dhe statistikat e sulmeve kibernetike. Ajo çfarë e bënë këtë shërbim të veçantë është mundësia për të shikuar dhe gjurmuar edhe sulmet që kanë ndodhur kohë më parë, deri në Korrik 2013.



Harta e sulmeve kibernetike nga ‘Arbor’ mundësohet nga të dhënat e përbashkëta me 270 ISP nga mbarë bota.


Harta e sulmeve kibernetike të paraqitura në kohë reale nga ‘Kapsersky’ është shumë interesante për ta parë ngase i ngjanë një loje kompjuterike. Ky shërbim ju mundëson filtrimin e të dhënave të paraqitura për këto sulme, siç janë email-et me përmbajtje keqdashëse , sulmet ndaj ueb faqeve të ndryshme apo sulme të tjera kibernetike. Në kohën që po shkruajmë këtë artikull, tek lista e shteteve më të infektuara , Shqipëria paraqitet në vendin e 142-të.


Harta e sulmeve kibernetike nga ‘Kaspersky’ që i ngjanë një loje kompjuterike


Shërbimi ‘Cyberfeed’ nga ‘Anubis Networks’ përmes një harte të ngjashme me hartën ‘Google Earth‘ shfaq të dhëna bazuar mbi llojet e infektimeve nga kategoritë e viruseve më të njohura. Një shërbim mjaft i nevojshëm, por më shumë duket si një hartë që shfaqë të dhëna mbi infektimet me viruse se sa një hartë që shfaq sulmet kibernetike në kohë reale. Pra një shërbim i ngjashëm me shërbimin që ofron kompania finlandeze e sigurisë ‘F-Secure’, shërbimin nga ‘Trend Micro’, apo shërbimin nga ‘Team Cymru’.

Shërbimi ‘Cyberfeed’ që ofron të dhëna mbi infektimet me viruse


Një shërbim të ngjashëm me ‘Cyberfeed’ e ofron edhe ‘Honeynet Project’ përmes shërbimit(hartës) të quajtur ‘Honey Map’.

Harta ‘Honey’ nga ‘Honeynet Project’


Gjithashtu një shërbim mjaftë i mirë ofrohet edhe nga ekspertët e sigurisë nga ‘OpenDNS’, shërbim i cili shfaqë të dhëna shumë të mira dhe të paraqitura mjaftë mirë.



Të dhëna nga shërbimi i mundësuar nga ‘OpenDNS’

Nëse të gjitha këto shërbime të paraqitura më lartë ju duken tepër të komplikuara, atëherë ju sugjeroj që të përdorni ‘PewPew’ të mundësuar nga ‘Data Driven Security’. Por para se ta vizitoni këtë shërbim ju sugjeroj që t’ia ulni zërin boksave të kompjuterit, posaçërisht nëse jeni në punë.
 


Today, there have been 26 visitors (33 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free