sitehackim - [XP] Menaxhimi i Sistemit Operativ
   
 
  Si te instalojm AUTOMATIX Autoinstaller NE Linux
  Si Te Perdorim Kaspersky AntiVirusin Pa Lisenc!
  Ndrroni te dhenat e PC
  Si Ta Bejme Defragment Diskun Permes BATCH Fileve
  Si Te hapim RADIO Online
  Si Ta Bejm Nje Index Qe Ta Viedh IP [H4CK]
  Si te kontaktoni me dike permes CMD
  Si Te Zhbllokojm Command Promptin Neper Shkolla !
  Si Ta Shpejtojm Startin e PC-s
  Si ti konvertojm fajllat nga .bat ne .exe
  komanda (advanced) per CMD
  Perdore GMail si HardDisk Online
  Njohuri themelore per E-Mail .
  Ndiqe Laptopin ose Telefonin tuaj përmes Prey
  Fitoni para permes Telefonit
  Antivirusët më të mirë për PC
  Virusët Kompjuterik
  Shpejto kompjuterin tuaj [Windows]
  Wirelesët dhe llojet e tyre [Rrjeta]
  [H4CK] Lufta Kibernetike Live
  Konverto USB prej 1GB ne 2GB
  Dorks per Sqli
  Ruani drajverat para Formatizimit [Windows]
  [H4CK] Si te hackojm Web permes SQLMAP (VIDEO)
  [H4CK] Krijo Virus Fallc
  Krijo Nje Rrjet Wi-fi (Pa Router)
  [H4CK] si te hackoni PHP Fusion
  [H4CK] Premium Cookies, Çfare jane dhe si ti perdorim
  [H4CK] Si t'ia fikim dikujt PC Pergjithmon
  Si te Ndalojm Hapjen e Faqeve te caktuara ne Pc
  Si te mbrojme Wireless nga Hackerat
  [Symlink Perl Code] Shqip*
  Cfare eshte Internet Censorship Si ta anashkaloni!
  Fsheh virusin ne formatin e piktures.
  [H4CK] Bëje Mozilla Firefox që ti ruaj gjithmonë fjalëkalimet
  Hackoni Wi-fi permes BackTrack
  [HTML] Kode per faqe
  [H4CK] instalimi i Sqlmap ne Windows
  Bëni Disable kyqjen ne SSH [UBUNTU]
  [H4CK] Trajnim per hackera Online
  Trick'a e Msime
  Si te Krijojm password me siguri te larte
  Gjej Driverat Në Menyre Manuale
  [XP] Menaxhimi i Sistemit Operativ
  Si te beni setup e nje ip statike
  Si te krijojm fjalëkalim (Password) të Sigurt [SIGURI]
[XP] Menaxhimi i Sistemit Operativ



Manipulimi me fajllat e sistemit operativ
Msconfig: Mundëson konfigurimin e programeve që do të jenë gjatë startimit të sistemit (startup) dhe për të edituar këto konfigurime.
Regedit: Mundëson redaktimin e fajllave të regjistrave.
Msinfo32 - Tregon një përmbledhje të plotë të sistemit të kompjuterit, duke përfshirë komponentët harduerike dhe detaje të tyre si dhe softuerët e instaluar me konfigurimet përkatëse.
Dxdiag - T regon detajet për të gjitha komponentët DirectX dhe drajverat që janë të instaluar në kompjuter.
Cmd - Hapë një dritare komanduese kur ajo është dhënë nga dritarja Run. Përdoret për të ekzekutuar programe me command line.
Shtypja e tastit F8 gjatë procesit të startimit hap një dritare të avancuar të sistemit operativ Windows me menynë e opsioneve, e cila mundëson zgjidhjen se si të startoj Windows-i. 
Safe Mode - Fillon Windows-i, por ngarkon vetëm drajverat për 
komponentët bazë, të tilla si tastiera dhe ekrani.
Safe Mode with Networking Support - Fillon Windows-i identik Safe Mode dhe ngarkon drajverat për komponentët e rrjetit.
Safe Mode with Command Prompt - Fillon Windows-i dhe ngarkon command promt në vend të ndërfaqes GUI.
Last Known Good Configuration - Lejon të ngarkohen parametrat e konfigurimit për Windows që është përdorur me sukses herën e fundit që Windows ka punuar. Kjo bëhet duke marr një kopje të 
regjistrave që janë krijuar për këtë qëllim.
Përshkrimi i strukturës së direktorive
• Emërtimi i fajllave të sistemit sipas konventave:
– Maksimumi i 255 karaktereve mund të përdoren
– Karaktere të tilla si një pikë (.) ose një slash (\ /) nuk janë të lejuara
– Një ekstension me tre ose katër shkronja është shtuar në emrin e fajllit për të identifikuar llojin e fajllit
– Emrat e fajllave nuk janë case sensitive

• Ekstensionet për emrat e fajllave, shembuj:
– . doc - Microsoft Word
– . txt – vetëm teksti ASCII
– . jpg - format grafike
– . ppt - Microsoft PowerPoint
– . zip – format kompresimi
NTFS dhe FAT32
• FAT32 përdoret kur fajllat duhet të hapen nga disa versione të Windows. FAT32 nuk është i sigurt sikurse NTFS
• NTFS mund të përkrah fajlla më të mëdhenj se sa FAT32 si dhe mbështet tipare të sigurisë për folldera dhe fajlla
• Particionet mund të konvertohen nga FAT32 në NTFS duke përdorur CONVERT.EXE por jo dhe anasjelltas.
Navigimi në GUI
• Një GUI ofron përfaqësime grafike për të gjithë follderat, fajllat dhe programeve në një kompjuter.
• Për të modifikuar ndonjërën nga to, thjesht klikohet me tastin e djathtë sipër tyre dhe pastaj zgjidhet Properties:
– Taskbar
– Recycle Bin
– Desktop Background
– Window appearance
• Start menyja përfshin:
– Një listë të të gjitha aplikacioneve të instaluara
– Një listë të dokumenteve hapur kohët e fundit
– Një listë të elementeve të tjera, duke përfshirë, një funksion 
kërkimi, një qendër ndihme, apo edhe konfigurimet e sistemin.
My Computer
• Kur klikohet me të djathtin My Computer dhe zgjidhet Properties, ka disa konfigurime që mund të kostumizohen:
– Computer name, Hardware settings, Vritual memory , Automatik
updates dhe qasja Remote
• Fajllat gjithashtu mund të lëvizen apo kopjohen duke përdorur My Computer
• Aplikacionet mund të nisen në disa mënyra:
– Kliko aplikacionin në menynë Start.
– Kliko dy herë ikonën shortcut të aplikacionit në desktop.
– Kliko dy herë fajllin e ekzekutueshëm të aplikacionit në MyComputer .
– Fillo aplikacionin nga dritarja Run ose command line.

Paneli i Kontrolli
• Appearance and Themes
• Network and Internet Connections
• Add or Remove Programs
• Sounds, Speech, and Audio Devices
• Performance and Maintenance
• Printers and Other Hardware
• User Accounts
• Date, Time, Language, and Regional Options
• Accessibility Options
• Security Center

Konzola e menaxhimit të kompjuterit
• Adreson tri qeshje kryesore të administrimit: 
– Veglat e sistemit (System Tools)
– Deponinë (Storage)
– Shërbimet dhe aplikacionet 
[​IMG]
Menaxhimi pajisjeve (Device Manager)
• Përdoret për të parë konfigurimet e pajisjeve në kompjuter
• Pikëçuditja tregon problemet me pajisje
[​IMG] 
Menaxhimi i detyrave (Task Manager)
• Pamjen e të gjitha aplikacioneve që janë aktualisht të ngritura
• Mbylljen e aplikacioneve që nuk përgjigjen
• Monitorimin e performancës së CPU-s dhe memories virtuale
• Pamjen e të gjitha proceseve që janë aktualisht të ngritura
• Pamjen e informacioneve në lidhjet e rrjetit
[​IMG] 
Përmirësimi në Windows 
Për t 'mos humbur konfigurimet, rekomandohet të bëhen përmirësime në sistemin operativ duke kaluar nga një version në versionin më të ri 
• Vendosja e CD instaluese, zgjedhja Start > Run
• Shtypja D:\i386\winnt32 dhe pastaj Enter që të 
shfaqet dritarja për instalimin e OS
• Zgjedhja Upgrade to.... dhe marrëveshja për licencën
• Ndjekja e udhëzimeve dhe kompletimi i instalimit
• Ri-startimi i kompjuterit

Planifikimi i mirëmbajtjes parandaluese
Komponentët e një plani të mirëmbajtjes parandaluese:
• Përditësimet në sistemin operativ dhe aplikacionet
• Përditësimet e anti-virusit dhe softuerëve tjera 
mbrojtëse
• Kontrollimi i gabimeve në diskun e ngurtë
• Backup-imi i diskut të ngurtë
• Defragmentimi i diskut të ngurtë
• Përditësimet e drajverave të pajisjeve
• Përditësimet në Firmware
• Programet në startup

Backup-imi i diskut të ngurt HDD
• Backup-i mundeson ri-kthimin e të dhënave.
• Përdorimi i Microsoft Backup Tool për të bërë backup-imet.
• Krijimi i një strategjie për ruajtjen e të dhënave.
• Definimi i politikave të backup-imit dhe se sa shpesh duhet të ruhen të dhënat dhe llojin e backup-it.
• Windows përdor Volume Shadow Copying , e cila lejon të vazhdoj punën edhe pse kopjimi është duke u zhvilluar.
• Është e nevojshme për të bërë kopje (backup) të tëdhënave që kanë ndryshuar që nga backup-i fundit.
Përmbledhje 
• Janë disa lloje të sistemeve të ndryshme operative nga të cilat duhet të marrë parasysh nevojat e shfrytëzuesve dhe mjedisit kur zgjidhet një sistem operativ.
• Hapat kryesore në ngritjen e një sistemi kompjuterik përfshijnë përgatitjen e hardisqeve, instalimin e një sistemi operativ, llogaritë e përdoruesve dhe konfigurimi për opsionet e instalimit.
• Një GUI tregon ikonat e të gjitha fajllave, follderave dhe aplikacioneve në kompjuter. Një pajisje naviguese, të tilla si një mi (mouse), përdoret për të lundruar në një desktop GUI.
• Duhet krijuar strategji për ruajtjen e të dhënave. Backup-et mund të jenë normale, kopje, diferenciale, inkrementale dhe të përditshme e që janë në dispozicion tek sistemet operative Windows.
• Teknikat parandaluese të mirëmbajtjes ndihmojnë për të siguruar funksionimin optimal të sistemit operativ.
• Disa nga mjetet në dispozicion për zgjidhjen e problemeve të sistemit operativ në Windows përfshijnë Windows Advanced Options, event logs, device manager dhe system files.

Today, there have been 3 visitors (4 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free