sitehackim - Si te krijojm fjalëkalim (Password) të Sigurt [SIGURI]
   
 
  Si te instalojm AUTOMATIX Autoinstaller NE Linux
  Si Te Perdorim Kaspersky AntiVirusin Pa Lisenc!
  Ndrroni te dhenat e PC
  Si Ta Bejme Defragment Diskun Permes BATCH Fileve
  Si Te hapim RADIO Online
  Si Ta Bejm Nje Index Qe Ta Viedh IP [H4CK]
  Si te kontaktoni me dike permes CMD
  Si Te Zhbllokojm Command Promptin Neper Shkolla !
  Si Ta Shpejtojm Startin e PC-s
  Si ti konvertojm fajllat nga .bat ne .exe
  komanda (advanced) per CMD
  Perdore GMail si HardDisk Online
  Njohuri themelore per E-Mail .
  Ndiqe Laptopin ose Telefonin tuaj përmes Prey
  Fitoni para permes Telefonit
  Antivirusët më të mirë për PC
  Virusët Kompjuterik
  Shpejto kompjuterin tuaj [Windows]
  Wirelesët dhe llojet e tyre [Rrjeta]
  [H4CK] Lufta Kibernetike Live
  Konverto USB prej 1GB ne 2GB
  Dorks per Sqli
  Ruani drajverat para Formatizimit [Windows]
  [H4CK] Si te hackojm Web permes SQLMAP (VIDEO)
  [H4CK] Krijo Virus Fallc
  Krijo Nje Rrjet Wi-fi (Pa Router)
  [H4CK] si te hackoni PHP Fusion
  [H4CK] Premium Cookies, Çfare jane dhe si ti perdorim
  [H4CK] Si t'ia fikim dikujt PC Pergjithmon
  Si te Ndalojm Hapjen e Faqeve te caktuara ne Pc
  Si te mbrojme Wireless nga Hackerat
  [Symlink Perl Code] Shqip*
  Cfare eshte Internet Censorship Si ta anashkaloni!
  Fsheh virusin ne formatin e piktures.
  [H4CK] Bëje Mozilla Firefox që ti ruaj gjithmonë fjalëkalimet
  Hackoni Wi-fi permes BackTrack
  [HTML] Kode per faqe
  [H4CK] instalimi i Sqlmap ne Windows
  Bëni Disable kyqjen ne SSH [UBUNTU]
  [H4CK] Trajnim per hackera Online
  Trick'a e Msime
  Si te Krijojm password me siguri te larte
  Gjej Driverat Në Menyre Manuale
  [XP] Menaxhimi i Sistemit Operativ
  Si te beni setup e nje ip statike
  Si te krijojm fjalëkalim (Password) të Sigurt [SIGURI]
Si te krijojm fjalëkalim (Password) të Sigurt [SIGURI]

[​IMG]
Ka njerez qe i kane fjalekalimet shume te sigurta si per shembull K!*xurQ1#, te cilet i shkruajne ne leter pasi qe jane shume te veshtire per t’i mbajtur ne mend, gje e cila bie ne kundershtim me rregullat e sigurise. Qellimi i ketij artikulli eshte qe te ju japim disa ide se qysh me gjeneru fjalekalime te sigurta. Keshillat fillojne me disa menyra te thjeshta te te zgjedhurit te fjaleve si dhe vazhdojme me ide se qysh me i kombinu keto terme ne fjalekalime te sigurta.

Eshte me se e qarte qe nuk eshte mire qe ju t’i perdorni shembujt qe tregohen ne kete teme.

1. Perdorni Karaktere Te Klaseve Te Ndryshme. Ne shume sisteme kerkohet qe fjalekalimi juaj te jete i perbere nga karaktere te klaseve te ndryshme. P.sh. nje klase e karaktereve eshte A deri Z, apo tjetra eshte a deri z, tjetra 0 deri 9, dhe simbolet jane klasa e katert. Ne pergjithesi sa me shume klase te ndryshme te karaktereve qe kombinoni, aq me i sigurt do te jete fjalkalimi juaj. P.sh. “kitara” eshte me pak i sigurt se “KiTArA“, qe eshte me pak i sigurt se “K!t@ra“. Menyre e thjeshte qe te kombinoni klaset e ndryshme eshte qe vetem bashketingelloret apo zanoret t’i shkruani me te medha.

2. Perdorni Shkronjat Nga Nje Fraze. Perdorni shkronjen e pare nga secila fraze, fjale te rreshtit te kenges, etj. “Dul Lulija Te Bunari” mund te jeteDLTB.

3. Numrat Nga Fjalet. Edhe pse ditet e sotme me smartfone tastiera ka ndryshuar, por ka gjasa qe te gjithe jemi akoma te fresket me tastieren e telefonave te thjeshte. Andaj shfrytezoni tastieren e telefonit (klasik) qe t’i ktheni fjalet ne numra dhe t’a shfrytezoni si fjalekalim. P.sh. “qysh me” do te perkthehej ne “77999777744633

4. Mostrat nga tastiera. Kete rradhe behet fjale per tastieren e kompjuterit. Krijoni fjale nga rreshtat e tasteve te ngjitur. “12345” nuk eshte shume i mire, por “][po” kombinuar me dicka tjeter do t’a beje shume te sigurt fjalekalimin tuaj dhe te lehte per ju ta shkruani.

5. Perdorni me shume se nje fjale. Fjalekalimet te perbera nga nje fjale jane te lehte per t’u thyer. Nese nje haker perdor progal i cili provon te thyej fjalekalimin duke provuar fjale nga fjalori atehere do ta kete me lehte. Por fjalekalimi me me shume se nje fjale si p.sh. “gurifluturues” ose “gishtiimesem” eshte me i sigurt.

6. Idejat per fjalekalim. Ndonjehere ideja per fjalekalim mund te jete gje e veshtire. Keni kujdes qe te mos shfrytezoni termet ne fjalekalim per te cilat flisni shpesh.
  • Zgjedhni dy objekte nga nje fotografi qe gjithmone i mbani ne mend. Per shembull: piktura ne shtepine e dajes, ilustrim nga nje liber i femijerise, pikture ne muze, etj.​
  • Zgjedhni dy terme nga nje blerje qe keni bere dhe qe e mbani ne mend. Per shembull: v6ikalter (makina e pare), ibmiholle (kompjuteri i pare),ari3krt (unaza e fejeses), ip4s (telefoni i fundit.)​
  • Shiqoni ndonje katallog dhe zgjedhni termet bazuar ne dicka qe shihni.​
  • Shiqoni ndonje artikull ne Qysh Me dhe zgjedhni fjale qe gjeni dhe qe ju asocion ne dicka. (pune imagjinate)​
7. Ndani dyfjaleshat me simbole dhe numra. Per shembull: “v6*ikalter“, “ibm^iholle“, etj.

8. Modifikoni fjalekalimet per cdo webfaqe. Ne teori, strategjia me e sigurt per fjalekalim eshte te perdorni fjalekalime komplet te ndryshme per cdo webfaqe apo sistem. Ne praktike, kjo do te thote qe duhet t’i shkruani diku per t’i mbajtur ne mend. Duke e zgjedhur nje fjalekalim te sigurt dhe duke modifikuar ate bazuar se ku do te perdoret, ju nuk do te keni nevoj t’i shkruani. Ja disa shembuj:
  • v6M.ikalter per Gmail.com – v6 dhe i kalter nga makina juaj e pare, M nga shkronja e dyte e webfaqes.​
  • v6O.ikalter per Hotmail.com – njejte sikur larte.​
  • v6!4!ikalter per Qysh.me – v6 dhe i kalter nga makina juaj e pare, 4 nga numri i shkronjave te webfaqes.​
9. ndryshoni ate cdo kohe qe kerkohet. Per shembull J10 mund te shtohet kur ju te jeni te detyruar ta ndryshoni ate me 10 Janar 2012.Fjalekalimi bazuar ne date. Disa sisteme kerkojne nga ju qe te ndryshoni fjalekalimin cdo 180, apo 90, apo 60 dite. Nese jeni te familjarizuar me ciklin, ju mund te shtoni daten ne fjalekalim dhe te ndryshoni ate cdo kohe qe kerkohet. Per shembull J10 mund te shtohet kur ju te jeni te detyruar ta ndryshoni ate me 10 Janar 2012.
Today, there have been 11 visitors (14 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free